Imazhi unikal i regjistruar më 23 prill 2021 në Osaka. Nuk është iluzion, por një dukuri optike e rrallë, efekti i quajtur Halo. Efektet dhe përthyerja e dritës gjatë ndërveprimit me kristalet e akullit në atmosferë krijojnë këtë imazh.
Ky efekt optik krijohet në distancën nga tetë deri në dhjetë kilometra. Kjo ka bërë që të fiksohet ky imazh unikal gjatë fluturimit të një avioni mbi Osaka të Japonisë.