Fjalë Kyçe

Dita e parë e luftës në Ukrainë nëpërmjet fotografive

Dita e parë e luftës në Ukrainë nëpërmjet fotografive

E gjithë bota është në ankth pasi Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës mëngjesin e kësaj të enjteje.

Vendi euro-lindor u sulmua me raketa dhe shpërthime të raportuara pranë qyteteve të mëdha.

Deri në mesditë autoritet ukrainase raportuan për 40 ushtarë të vrarë nga bombardimet ruse.

Ndërsa ushtria ukrainase thotë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë, megjithëse kjo nuk është verifikuar ende.

Alarmi i urgjencës ka rënë në Kiev që nga shpërthimet e para. Blloqe të mëdha trafiku janë krijuar, derisa banorët po përpiqen të largohen nga qyteti pasi Ukraina mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile.

Diku tjetër, banorët po kërkojnë strehim në stacione dhe janë krijuar radhë për autobusët, por edhe në pika karburante, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Kujtojmë se shumë shtete evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të vendosin sanksione në përgjigje të veprimeve të Rusisë. Një vorbull përpjekjesh diplomatike në javët e fundit deri më tani nuk ka arritur të qetësojë tensionet në rajon.

Më poshtë i gjeni të pasqyruara momentet dramatike në Ukrainë përmes fotografive.