Burri i parë shtatzënë në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se mbajtja e një fëmije për nëntë muaj si një transeksual ishte ‘një betejë e madhe’ dhe ai nuk do t’ia këshillonte askujt të kalonte nëpër të.
Hayden Cross, 21-vjeçar, nga Gloucester, ndërpreu fazën e tranzicionit për të krijuar familjen e tij në vitin 2016 dhe lindi një vajzë Trinity-Leigh, në qershor 2017.
Duke u shfaqur në Lorraine të ITV këtë mëngjes, Cross, i cili ka lindur si Paige, tregoi përvojën e tij të shtatzënisë si një burrë transgjinor, duke thënë se lindja i solli “shumë emocione dhe shumë ndjenja” porse nuk pati mbështetjen e duhur.
Tani që vajza është një fëmijë i lumtur, Cross ka vazhduar me tranzicionin e tij të plotë. /Gazeta Alo/