Fjalë Kyçe

Çaji i vetëm që mund të ulë dhe të mbajë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

Çaji i vetëm që mund të ulë dhe të mbajë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

Shkencëtarët kanë zbuluar se lulet Hibiscus, të cilat përdoren gjerësish në mjekësinë tradicionale mund të përdoren për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë.

Tension i lartë i gjakut (hipertensioni) është njohur si vrasësi i heshtur për dy arsye: shumica e njerëzve nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje dhe presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë jo vetëm dëmtimin e arterieve të zemrës, por edhe dështimin e veshkave dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Një në tre të rritur janë me tension, por jo të gjithë mjekohen pasi vetëm 47% e këtyre njerëzve kanë hipertension e tyre nën kontroll.

American Heart Association thotë se tensioni i gjakut ndryshon çdo 5 vite për shkak të ndryshimit të ritimit dhe rrahjeve të zemrës në një minutë dhe konsumi i çajit për një kohë të gjatë mund të përmirësojë tensionin duke ndihmuar në relaksimin e enëve të gjakut. Përbërësit aktivë të gjendur tek bimët e ndryshme relaksojnë dhe zgjeron enët e gjakut, duke krijuar më shumë hapësirë për transportimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Kjo do të thotë qarkullim më të mirë të gjakut dhe tension më i ulët i gjakut, transmeton “Living.al”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se lulet Hibiscus, të cilat përdoren gjerësish në mjekësinë tradicionale mund të përdoren për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë. Hulumtimi mbështet në përfitimet, veçanërisht për shëndetin e zemrës që vijnë nga lulet e kuqe të hibiscus.

Prania e enzimave diuretike, ndihmon trupin të eleminojë ujin e tepërt, ndërsa anthocianinat e tyre bllokojnë enzimin ACE , përbërja që shkakton që enët e gjakut të ngushtohen. Këtë lloj çaji mund ta gjeni kudo, në çdo famraci, supermarket etj.