Personat e pavaksinuar kundër COVID-19 janë 11 herë më të prirur për vdekur nga sëmundja dhe 10 herë më shumë të predispozuar për t’u shtruar në spital me këtë sëmundje, është përfundimi i një studimi të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)
Studimi kontrolloi 600 000 raste me COVID-19 në 13 shtete, nga prilli deri në mes të korrikut, shkruan CNN.
“Përfundimi është ky: Ne kemi mjetet shkencore që na duhen për të kthyer anën e kësaj pandemie. Vaksinimi funksionon dhe do të na mbrojë nga ndërlikimet e rënda të COVID-19”, tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.
“Të pavaksinuarit kanë rreth katër herë e gjysmë më shumë gjasa të infektohen me COVID-19”, shtoi ajo.
Me më shumë se 75 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, spitalet në shumë shtete janë mbingarkuar dhe ekziston frika se rastet mund të rriten më tej në vjeshtë.
“E vetmja gjë që ne e dimë me siguri … 160 000 raste në ditë nuk është aty ku duam të jemi”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, për Anderson Cooper të CNN.
“Fatkeqësisht, kjo është ajo ku jemi tani”, shtoi ai.