Për herë të parë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpall 17 shtatorin “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve”.
Me këtë OBSH kërkon të tërheqë vëmendjen për këtë problem, njofton PRAK.
‘Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara’, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë.
Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore. Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit.
Në statistikat e OBSH – së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët.
Kosova si vend me të ardhura të ulëta, ende nuk ka krijuar një sistem të sigurisë së pacientëve, gjë që në mënyrë permanente e rrezikojnë sigurinë e tyre gjatë trajtimit.
Disa nga problemet kryesore që e cenojnë sigurinë e pacientëve janë, gabimet mjekësore, kushtet higjeno – sanitare, furnizimi me medikamente, aparaturat e vjetruara dhe përdorimi i tyre, diagnostifikimi i gabuar, etj.
DISA NGA REKOMANDIMET E OBSH – së SE SI MUND TË PËRMIRËSOHET SIGURIA E PACIENTIT?
Nëse jeni pacient/familjar dhe përfshiheni aktivisht në kujdesin tuaj atëherë:
Siguroni të merrni informacion të saktë në lidhje me historinë tuaj mjekësore dhe sigurohuni që të komunikoni hapur me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor;
Bëni pyetje që të jeni të vetëdijshëm për gjendjen tuaj shëndetësore dhe trajtimin;
Fol për sigurinë e kujdesit tuaj;
Fol për sigurinë e pacientit!
Nëse jeni mjek, infermier, farmacist ose punonjës shëndetësor:
Angazhoni pacientët si partnerë në kujdesin e tyre;
Punoni me pacientin për të krijuar një kulturë të hapur dhe transparente të sigurisë së pacientit;
Inkurajoni raportimin pa faj dhe mësoni nga gabimet;
Fol për sigurinë e pacientit!
Nëse jeni një drejtues i kujdesit shëndetësor, politikëbërës, parlamentar ose politikan:
Investoni në sigurinë e pacientëve dhe bëjeni atë një prioritet kombëtar të shëndetësisë;
Bëni sigurinë e pacientit prioritetin tuaj;
Fol për sigurinë e pacientit!