Fjalë Kyçe

Çfarë duhet të dini për variantin Delta nëse jeni shtatzënë?

Çfarë duhet të dini për variantin Delta nëse jeni shtatzënë?

Varianti Delta i COVID 19 po dominon me rastet në mbarë botën dhe zyrtarët shëndetësorë në disa vende po alarmojnë mbi ndikimin e tij tek gratë shtatzëna.

Disa nga zyrtarët kryesorë shëndetësorë të Anglisë lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten duke u bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) gjithashtu ka thënë se gratë e infektuara, shtatzëna përballen me një rrezik për t’u prekur me COVID-19 në krahasim me gratë jo shtatzëna të një moshe të ngjashme.

A është Delta më e rrezikshme nëse jeni shtatzënë?

Varianti Delta është më ngjitës dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rënda për të gjithë, përfshirë gratë shtatzëna, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Të dhënat e fundit të mbledhura nga Sistemi i Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar treguan se numri i grave shtatzëna që po shtrohen në spital me COVID-19 të variantit Delta po rritet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Krahasuar me virusin origjinal Covid, variantet e reja shkaktuan sëmundje më të rënda në gratë shtatzëna,” tha Andrew Shennan, profesor i obstetrikës në King’s College London.

Sipas një studimi të prillit mbi 2 mijë gra shtatzëna në 43 institucione mjekësore në 18 vende, foshnjat e lindura nga nënat e infektuara me koronavirus ishin gjithashtu në një rrezik.

Të dhënat e reja të mbledhura nga UKOSS treguan se një në pesë gra të shtruara në spital me simptoma serioze të COVID 19 vazhduan të lindnin para kohe dhe gjasat e lindjes me prerje cezariane u dyfishuan.

A është e sigurt vaksina për gratë shtatzëna?

Po. Studimet dhe të dhënat e botës reale kanë treguar se nuk ka shqetësime të sigurisë për gratë shtatzëna ose foshnjat e tyre në marrjen e një vaksine kundër COVID-19.

“Qindra mijëra gra shtatzëna në të gjithë botën janë vaksinuar, duke u mbrojtur në mënyrë të sigurt dhe efektive nga Covid dhe duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve serioze ose dëmtimit të foshnjës së tyre”.