Fjalë Kyçe

Çka është depresioni i buzëqeshur dhe ç’duhet të dini për të?

Çka është depresioni i buzëqeshur dhe ç’duhet të dini për të?

Nëse kërkoni në Instagram me hashtagun #faceofdepression, do të shihni qindra foto që tregojnë njerëz të lumtur dhe të qeshur, të cilët në të vërtetë vuajnë nga depresioni. Ndonjëherë këto foto publikohen nga vetë personat të cilët vuajnë nga depresioni, ose nga të afërmit dhe miqtë e tyre të cilët dëshirojnë t’i ndihmojnë ata dhe t’i tregojnë botës për këtë problem.

Mirëpo, çfarë është depresioni i buzëqeshur dhe si mund ta zbuloni tek dikush që e doni dhe çfarë është më e rëndësishmja ta ndihmoni të përballet me këtë problem:

Të kesh depresion të buzëqeshur do të thotë: të përpiqesh të shfaqesh i lumtur dhe i gëzuar për të tjerët, teksa vuan brenda vetes. Për më tepër ata nuk kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Njerëzit me depresion të qeshur, shpesh kanë një jetë aktive shoqërore dhe në pamje të parë duken shumë të lumtur, mirëpo, askush nuk e di se çfarë fshihet pas asaj fasade të lumtur.

Pjesa më e keqe e këtij problemi është se duket se ka një lidhje mes depresionit të qeshur dhe mendimeve të vëtëvrasjeve. Këta njerëz mund të duket se janë energjikë dhe entuziastë, por pas dyerve të mbyllura ata mund të ndihen të pavlerë dhe të dëshpëruar, shkruan class.al. Vokalisti kryesor i Linkin Park, Chester Bennington, para se të vriste veten, gruaja e tij Tailinda ndau një foto të bashkëshortit në rrjetet sociale ku ai shfaqej i buzëqeshur duke u argëtuar me familjen dhe askush nuk e dinte se çfarë mendimesh po kalonin në kokën e tij në ato momente.

Edhe pse depresioni i buzëqeshur fshihet pas një maske lumturie, ka mënyra për ta zbuluar tek një person që e doni ose tek vetja juaj. Shenjat më të shpeshta të depresionit të buzëqeshur përfshijnë:

-Një interes i zvogëluar për hobi dhe aktivitete që personi dikur i donte

-Lodhja dhe humbja e përqendrimit

-Pagjumësi

-Mendimet negative gjatë gjithë kohës

-Lumturia e detyruar dhe e panatyrshme

Si mund ta ndihmoni dikë që vuan nga depresioni i buzëqeshur?

-Ndihmojini ata të kuptojnë se kanë një problem. Shumë njerëz nuk duan të pranojnë se janë të dëshpëruar, sepse kanë frikë të duken të dobët. Tregojuni atyre se i doni pavarësisht se çfarë po ndodh.

-Bëhuni dëgjues i mirë. Duhet të dëgjoni në mënyrë aktive personin që dëshironi të ndihmoni, duke i lënë ata të kuptojnë se kanë dikë që mund t’i mbështesë.

-Ndihmojini ata që të rrisin vetëvlerësimin e tyre. Disa ekspertë sugjerojnë që vetëvlerësimi ynë është «sistemi imunitar emocional», dhe kur shkatërrohet, fillojmë të ndihemi keq dhe të dëshpëruar. Mundohuni të ndihmoni mikun ose të afërmin tuaj të gjejë një aktivitet apo projekt domethënës i cili mund t’i ndihmojë ata të ndihen përsëri produktiv dhe të suksesshëm.