Simptomat e dehidrim që shumica e njerëzve i injorojnë
Dehidrimi është shumë më kërcënues për organizmin njerëzor sesa mendohet.
Edhe pse nuk deklarohet si një gjendje e rëndë mjekësore, dehidrimi mund të ketë efekte negative në mirëqenien tonë, transmeton lajmi.net.
Shpesh, simptomat e dehidrimit nuk janë të lehta për t’u vënë re dhe mund të shfaqen në reagime të ndryshme të trupit.
Për t’ju ndihmuar të përballoni dehidratimin më lehtë, më poshtë do gjeni simptomat e dehidrimit dhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve.
Uria
Sipas ‘Mayo Clinic’, qendër mjekësore jofitimprurëse, me bazë në Rochester, nganjëherë kur fillojmë të uritemi, në fakt kemi nevojë më shumë për ujë sesa ushqim.
Si ta zgjidhni problemin: Për rezultate progresive, pini dy gota ujë përpara se të hani ushqim.
Marramendjet
Truri kërkon ujë, me qëllim të përformimit në mënyrë ideale. Sapo deprivohet nga uji, ai fillon të sillet jo në mënyrë të duhur, duke shkaktuar kësisoj edhe marramendje.
Si ta zgjidhni problemin: Zëvendësimi i kafesë së mëngjesit me një gotë ujë është ajo çfarë iu rekomandohet të bëni. Kafeja përveç se iu ofron një ndjesi falso të plotësimit të energijsë, ajo mund edhe të dehidrojë organizmin.
Dhimbjet e kokës
Migrena dhe dhimbjet e kokës shpeshherë ndërlidhen me dehidrimin. Gjithashtu, vlen të përmendet se edhe uji i tepërt mund të çojënë dhimbje koke, kështu që rekomandohet të pini ujë në sasi të moderuar.
Si ta zgjidhni problemin: Për hidratim të përgjithshëm, pin 0.5 litra ujë sapo të zgjoheni nga gjumi. Gjithashtu, sigurohuni që të pini 0.5 litra të tjera sapo të përfundoni vaktin e mëngjesit.
Tharja e buzëve
Tharja e buzëve është më shumë sesa një indikacion i dehidrimit, megjithëse ne vazhdojmë ta injorojmë atë. Në rast të tharjes së tyre, rekomandohet që të merrni masat e duhura, siç është edhe vazelina.
Si ta zgjidhni problemin: Përdorimi i vazelinës konsiderohet si gjë normale, megjithatë juve iu nevojitet të mbani ritmin e konsumimit të ujit. Pini një ose dy gota ujë për çdo ujë, me qëllim që të mbani buzët e tua të lëngshme.