Fjalë Kyçe

Deri kur do të bashkëjetojmë me koronavirusin? Flet virologu gjerman

Deri kur do të bashkëjetojmë me koronavirusin? Flet virologu gjerman

Shumë shtete në të gjithë botën po përballen me shtim të rasteve të reja me COVID-19.

Lidhur më këtë situatë, ka folur virologu gjerman Hendrik Streeck. Ai shprehet se qytetarët do të dëgjojë shpesh për shtim rastesh në zona të ndryshme të shtetit ku jetojnë deri në vitin 2023.

Streeck tha se vaksina mund të zbulohet, por ka dyshime mbi shpejtësinë e efikasitetit të saj: “Vaksina mund të jetë zgjidhja, por nuk e dimë ende”.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që shtetet të ndalojnë eventet e mëdha pasi mund të kthehen në vatër infeksioni.

“Do të jemi duke luftuar me Covid-19 edhe në vitin 2023. Njerëzit duhet të mësohen me këtë. Virusi nuk do të zhduket, është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do të jetë me ne edhe për 3 vite të tjerë dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkëjetuar me të. Por, është shumë e rëndësishme që të ndalojmë eventet e mëdha që krijojnë vatra infeksioni”,- tha virologu gjerman për “Daily Record”.