Fjalë Kyçe

Disa nga ushqimet që i bëjnë mirë shëndetit të zemrës suaj

Disa nga ushqimet që i bëjnë mirë shëndetit të zemrës suaj

Një e katërta e vdekjeve në SHBA janë si shkak i sëmundjeve të zemrës.

Pasi që kjo statistikë është vërtetë enorme, është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Ushqimi që përdorim është ndër faktorët kryesorë.

Këtu janë disa nga ushqimet që i bëjnë mirë shëndetit të zemrës suaj:

Filloni ditën me drithëra

Drithërat janë të mira për zemër sepse janë të pasura me fibra që reduktojnë kolesterolin. Ato përmbajnë magnez dhe kalium që mundësojnë rrahje të shëndoshë të zemrës.

Për drekë – supë dhe gjellëra me bizele

Njëjtë sikur drithërat, edhe bizelet e ulin kolesterolin. Supa ose një gjellë me bizele është zgjedhja më e mirë. Përveç që është e shëndetshme, ajo iu bënë të ndiheni më të relaksuar.

Arrat

Arrat përmbajnë yndyra të pangopura që janë të shëndetshme për zemër. Ato reduktojnë sëmundjet e zemrës tek të moshuarit. Ngrënia e tyre ndihmon edhe në kontrollimin e peshës.

Filloni darkën me një sallatë të lloj-llojshme

Sallata është e mirë edhe për shëndetin e zemrës edhe për dietën tuaj. Sallatat me perime janë plotë vitamina e minerale. Mundohuni që të hani sa më shumë lloje të perimeve.

Përdorni vaj ulliri

Vaji i ullirit përmban yndyrë të shëndetshme për zemër. Mirëpo, mos e teproni me ta. Mjafton t’i shtoni një gjysmë luge ushqimit që e hani.

Hani peshk

Peshqit yndyrorë si salmoni përmbajnë acide yndyrore “omega-3” që janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Gjatë gatimit të peshkut, shtoni aroma të ndryshme dhe përdorni vaj ulliri.

Lulelakra

Është një ushqim i shkëlqyeshëm për ta ruajtur shëndetin dhe peshën tuaj. Copëtojeni atë në masë të një filxhani të kafesë. Ajo përmban 320 mg kalium dhe 27 kalori.