Fjalë Kyçe

Dy çregullimet psikologjike që mund të shkaktojnë simptomat e Covid-19, edhe nëse nuk e keni virusin

Dy çregullimet psikologjike që mund të shkaktojnë simptomat e Covid-19, edhe nëse nuk e keni virusin

Të gjithë ne, tashmë, në një formë apo tjetrën, jemi të njohur me simptomat e virusit Covid19. Mirëpo, prezenca e atyre simptomave nuk është tregues final që ne tashmë e kemi marrur virusin Covid19.

Simptomat mund të jenë rezultat i ndonjë implikimi tjetër. Për shembull mund të jenë edhe rezultat i bindjës sonë së fuqishme psikologjike që ne jemi të sëmurë.

Prandaj, nëse ju i keni përjetuar apo jeni duke i përjetuar simptomat e Covid19, përkundër faktit që ekzaminimet mjekësore konstatojnë të kundërtën, atëherë gjasat janë që ju mund të jeni duke përjetuar simptomat e ҫregullimeve psikologjike, që ndryshe njihen si ҫregullimi i ankthit të sëmundjes, si dhe ҫregullimi psikosomatik.

Të dy këto ҫregullime kanë qenë prezente tek një përqindje e vogël e njerëzve edhe më parë, mirëpo, rrethanat e krijuara me pandeminë e virusit Covid19 kanë ofruar parakushte për nxitjen e tyre edhe tek një masë e re e njerëzve.

Por, ҫfarë saktësisht është ҫregullimi i ankthit të sëmundjes dhe ҫregullimi psikosomatik.

– Ҫregullimi i ankthit të sëmundjes, i njohur ndryshe edhe si hipokondria, është një ҫregullim psiqik i cili shoqërohet me një nivel të lartë të ankthit dhe brengosjes për shëndetin dhe sëmundjen potenciale që ju mund ta merrni apo që tashmë e keni marrur. Simptomat fizike tek ҫregullimi i ankthit të sëmundjes mund të mos jenë prezente, por edhe kur janë, ato janë në nivel të moderuar. Por, preokupim kryesor është sëmundja dhe mendja rrije pothuajse gjithnjë tek sëmundja. Personat që vuajnë nga ҫregullimi i ankthit të sëmundjes alarmohen shumë lehtë kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre. Ata mund të bëjnë vizita të shpeshta tek mjeku dhe, paradoksalisht, edhe kur mjeku u thotë që nuk asnjë komplikim shëndetësor, ata ende vazhdojnë të besojnë se janë të sëmurë. Këta persona vazhdimisht e mbajnë vëmendjen tek simptomat e mundshme që mund t’u shfaqen. Psh, personi i preokopuar me ankthin e virusit Covid19, kollitjen apo teshtinë më të lehtë e merr si konfirmim të faktit që ai apo ajo tashmë e kanë virusin.

– Ҫregullimi psikosomatik, po ashtu, shoqërohet me një nivel të lartë të preokupimit për simptomat që individi është duke përjetuar. Simptomat mund të jenë të lehta apo edhe të rënda. Migjithatë, karakteristikë e këtij ҫregullimi është fakti se brengosja apo preukopimi për simptomat është shumë më i lartë dhe më shqetësues se sa vet simptomat. Madje, edhe kur simptomat ndalojnë së qeni prezent, ndjenja e të qënurit simptomatik vazhdon ende.

Vlen të theksohet së shumë simptoma që janë karakteristikë e virusit Covid19 si: lodhja, djerësitja, temperatura, problemet me frymarrje etj., janë karakteristikë edhe e ҫregullimeve psikologjike të cekura më lartë. Prandaj, nëse ju jeni duke i përjetuar këto simptoma edhe për kundër faktit se vizitat dhe ekzaminimet mjekësore tregojnë të kundërtën, atëherë mund të ketë gjasa që të jeni duke përjetuar simptomat e ҫregullimeve psikologjike. Por, mos u brengoseni për këtë. Shkenca modern e psikologjisë dhe psikiatrisë tashmë janë në një stad shumë të avancuar dhe këto ҫregullime kanë mundësi që të trajtohen suksesshëm nga profesionistët e shëndetit mendor.

Shkruan: Faqja në Facebook e-Mental.