Fjalë Kyçe

E keni kaluar lehtë koronavirusin? Ja pasojat që do të shfaqen në të ardhmen

E keni kaluar lehtë koronavirusin? Ja pasojat që do të shfaqen në të ardhmen

70% e personave të prekur nga koronavirusi, por që janë asimptomatik, mund të ndjejnë pasoja në disa organe të tyre 4 muaj pas infektimit. Kështu shprehet Sonia Villapol, kërkuese shkencore në Institutin Mjekësor të Hjustonit, në deklarata për “Antena3”.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po vërehen pasoja të rënda në periudhën afatgjatë te njerëzit që kanë pasur koronavirus: “OBSH po vëren efekte dytësore në zemër, mushkëri, shëndet mendor dhe tru”.

Pikërisht truri është më i rrezikuari, sipas Villapol: “Virusi mund të “pushtojë” trurin dhe të dëmtojë një pjesë që mbron mbaresat nervore.

Për pasojë, ka pasur pacientë me Covid-19 që kanë zhvilluar sëmundje si Parkinsoni, skleroza apo edhe Alzheimer”.