Fjalë Kyçe

Lidhja e Pensionistëve premton mbështetje për Qeverinë

Lidhja e Pensionistëve premton mbështetje për Qeverinë

Qeveria e Republikës së Kosovës këto ditë u ka ndarë mjete Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Këtë vendim e ka mirëpritur shoqata në krye me Shaban Kajtazin, i cili në një postim në profilin e tij në Facebook ka premtuar mbështetje për Qeverinë.

“Lidhja e pensionistëve të Kosovës dhe kryetari i saj, Shaban Kajtazi, përzemërsisht dhe sinqerisht e falënderojnë Qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj për mbështetjen financiare, mirëkuptim dhe humanizëm ndaj moshës së tretë të pensionistëve. Ju premtojmë se gjithherë do të keni mbështetjen tonë të sinqerta në marrjen e vendimeve të mëdha, siç vepruat deri më tani”, ka shkruar Kajtazi./Gazeta Alo/