Fjalë Kyçe

Ekspertët: Kështu duhet të veproni nëse dikush teshtin afër jush

Ekspertët: Kështu duhet të veproni nëse dikush teshtin afër jush

COVID-19 transmetohet nga një person tek tjeteri nëpërmjet piklave respiratore, të cilat dalin nga organizmi me teshtitje apo kollitje.Fredrick Sherman, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Mount Sinai, këshillon se si të silleni kur dikush në afërsinë tuaj teshtin apo kollit.

“Menjëherë nxirrni frymën jashtë në mënyrë që të shmangni thithjen e piklave apo aerosolit. Shtrëngoni buzët në mënyrë që nxjerrja e frymës të zgjasë më shumë. Ktheni kokën në tërësi në anën e kundërt të personit dhe filloni të ecni”, këshillon Sherman.

Kjo metodë nuk ju mbron në tërësi nga infektimi me coronavirus, mirëpo mund të zvogëlojë sasinë e virusit ndaj të cilit jeni ekspozuar, nëse personi i cili ndodhet në afërsinë tuaj është i sëmurë dhe teshtin apo kollit.Është e sigurt që do të sëmureni, nëse thithni dozë më të madhe të virusit, shkruan Huff Post,.Koha në të cilën keni qenë të ekspozuar me grimca infektuese gjithashtu është e rëndësishme në kuptimin e transmetimit.

Sa më gjatë që të jenë grimcat virusale rreth jush, virusi ka aq më shumë kohë që të futet në trupin tuaj.Bashkë me këtë, ekzistojnë edhe disa gjëra të cilave duhet t’u kushtoni kujdes, në mënyrë që rreziku nga infektimi të zvogëlohet.Qendra e Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve (CDC) thekson që mundësia e infektimit është më e lartë në lokale të mbyllura sesa në vende të hapura, në rend të parë për shkak të ventilimit dhe vështirësisë së mbajtjes së distancës fizike.

Albert Ko, epidemiolog, në Shkollën e Shëndetit Publik në Yale, për The Atlantic thekson se njerëzit duhet të pranojnë që maskat e fytyrës “do të jenë një pjesë e jetës tonë për një kohë të pacaktuar”.Disa ekspertë madje thonë se përdorimi i maskave për fytyrën mund të zgjasë deri në vitin 2021, edhe kur ka një vaksinë.Pos kësaj, është me rëndësi që ta bartni maskën në mënyrë të drejtë, e cila deri tani konsiderohet mbrojtja më efektive nga virusi.