Britania e Madhe me shumë gjasë do ta zbatojë masën e mbajtjes së distancës sociale derisa vaksina kundër koronavirusit të jetë e gatshme.
Këtë e ka bërë të ditur epidemiologu britanik, Neil Ferguson, në një intervistë për BBC.
“Nuk është se mund të kthehemi në normalitet. Ne duhet që t’i mbajmë së zbatuari disa nivele të distancimit social – një nivel të konsiderueshëm të distancës sociale – me siguri për një kohë të pacaktuar, derisa të zbulohet vaksina”, ka thënë Ferguson.
Sipas tij nëse lirohen masat më shumë, atëherë do të shohim një ngritje të rasteve.