Menopauza është koha kur cikli menstrual tek një grua ndalon, dhe sipas shkencëtarëve zakonisht kjo ndodh tek grat në moshën 48 vjeç.
Simptoma tqë e karakterizojnë menopauzën janë si ndërrimi i shpejtë i humorit, ndërrimi i shpeshtë i temperaturës trupore, probleme me gjumin.
Poashtu simptoma të tjera janë edhe depresioni, probleme me memorien, probleme vaskulare, kokëdhimbje si dhe stresi.
Është mirë që çdo grua gjatë kësaj kohe të merret me aktivitete fizike, të pijë ujë mjaftueshëm, të ketë kujdes në ushqim, të mos konsumojë alkool, sheqer dhe krip.