Ata që nuk pranojnë të bien prè e bullizmit, që qëndrojnë fort për veten dhe të drejtat e njeriut përballë koorporatave më të fuqishme, apo edhe qeverive, na mbushin me frymëzim e shpresë se, edhe ne “të vegjlit e pamundur” kemi fuqi në vetvete.
Sigurisht që shumica pranon të duartrokasë fituesin, por shumë prej nesh vijojnë t’i duan fort edhe “humbësit”.
Shpesh iu referohemi si “shtëpi gozhdë”, ose “mbajtëse”, por rastet e paraqitura në fotogalerinë e mëposhtme janë bërë ngjarje të një profili të lartë nëpër medie, veçanërisht në Kinë, ku pronarët e guximshëm të shtëpive kanë fituar mbështetje të gjerë përballë asaj që është perceptuar si bullizëm nga palët në pushtet.
Kushdo që ka parë filmin “Up”, apo klasikun australian “The Castle”, do të identifikohet pikërisht me këto foto…