Fjalë Kyçe

Fotot që tregojnë sa shumë krem kundër diellit duhet të qitni në çdo pjesë të trupit – FOTO

Fotot që tregojnë sa shumë krem kundër diellit duhet të qitni në çdo pjesë të trupit – FOTO

Një studim ka zbuluar se 67 për qind e britanikëve nuk përdorin mjaftueshëm krem kundër diellit, ku 44% prej tyre e përdorin më pak se gjysmën e sasisë së rekomanduar.

Ekspertët kanë treguar se ne supozohet t’i përdorim gjashtë lugë çaji të kremit për tërë trupin, transmeton Telegrafi.

Por, ata gjithashtu kanë treguar se si ta ndajmë këtë sasi për secilën pjesë të trupit.

 

Më poshtë i keni fotografitë që tregojnë saktë se çfarë sasie duhet ta përdorni:

 

Fytyrë dhe qafë – gjysmë luge çaji krem kundër diellit

 

 

Duar – një lugë çaji krem kundër diellit

 

 

Këmbë – Dy lugë çaji krem kundër diellit

 

 

Gjoks dhe bark – një lugë çaji krem kundër diellit

 

 

Shpinë dhe shpatulla – një lugë çaji krem kundër diellit