Fjalë Kyçe

Gjatë muajit gusht planifikohet të nisë edhe vaksinimi i fëmijëve kundër COVID-19

Gjatë muajit gusht planifikohet të nisë edhe vaksinimi i fëmijëve kundër COVID-19

Mediat britanike raportojnë se qeveria britanike po planifikon të nisë procesin e vaksinimit të fëmijëve kundër koronavirusit, jo më vonë se muaji gusht.

Burime të përfshira në këtë proces vaksinimi bëjnë me dije se muaji gusht është afati kur fëmijët do nisin të marrin vaksinën, disa muaj më herët nga sa ishte parashikuar.

Sipas të dhënave më të fundit nga qeveria, deri në këto momente mbi 28 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 2.3 milionë të tjerë i kanë marrë të dyja.

Me këto ritme vaksinimi që pritet të përshpejtohen në muajt në vijim, nëse procesi i vaksinimit të fëmijëve nis në gusht, 11 milionë nxënës mund të marrin vaksinën anti-Covid brenda vjeshtës.

Por, megjithatë, i gjithë ky proces në Britani për të vaksinuar nxënësit dhe mundësuar një vit normal shkollor, do të fillojë vetëm pasi të dalin rezultatet që konfirmojnë sigurinë nga universiteti i Oksfordit.

Izraeli është vendi që ka vaksinuar numrin më të madh të qytetarëve dhe tashmë ka nisur të vaksinojë dhe 16-17-vjeçarët.