Qendra Kombëtare e Shëndetit Publik i ka siguruar gratë se nuk paraqet asnjë rrezik marrja e pilulave kontraceptive çdo ditë të muajit.
Sipas udhëzimeve të reja nga Qendra e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues (FSRH), pushimi shtatë-ditor që ishte aplikuar më parë për ta bërë atë më të pranueshme për ‘katolikët’ që e përdorin, ofron pak përfitim për përdoruesit.
Udhëzimet e reja nga organi përgjegjës për vendosjen e direktivave të sigurta në Mbretërinë e Bashkuar tani deklarojnë se nuk ka përfitim shëndetësor në marrjen e pushimit historik shtatë ditor që ishte përshkruar më parë.
Shkencëtarët kanë shtuar se marrja e pilulës me pauza mund të ndihmojë më pak në reduktimin e numrit të shtatëzanive të padëshiruara. /Gazeta Alo/