Fjalë Kyçe

Nis largimi i kompanive farmaceutike nga Rusia

Nis largimi i kompanive farmaceutike nga Rusia

Kompanitë farmaceutike perëndimore po tërhiqen nga Rusia, ndërsa pushtimi i Ukrainës hyn në javën e tretë.

Novartis po pezullon të gjitha investimet ruse dhe aktivitetin e marketingut, dhe gjithashtu do të bëjë një donacion prej 3 milionë dollarësh për OJQ-të e ndryshme, raporton BBC.

Eli Lilly thotë se ka ndalur investimet, promovimet, provat klinike dhe eksportin e ilaçeve jo thelbësore. Kompania gjithashtu do të dhurojë fitimet nga shitjet e mbetura në Rusi për ndihmë humanitare.

AbbVie, Bayer, Bristol Myers Squibb, Pfizer dhe Sanofi kanë njoftuar po ashtu së fundmi se do të ndalojnë disa operacione në vend.