Fjalë Kyçe

Infermierja e kujdesit intensiv, tregon mbi simptomat e para të COVID-19

Infermierja e kujdesit intensiv, tregon mbi simptomat e para të COVID-19

Një infermiere e kujdesit intensive për pacientët me koronavirus, u sëmurë me Covid-19 dhe kaloi 12 ditë në njësinë e saj të punës.

Tanna Ingraham, një infermiere në Qendrën Mjekësore të Teksasit, po shërohet nga koronavirusi në shtëpi.

Ajo tha se ishte një përvojë e dhimbshme dhe e frikshme, pasi virusi sulmoi nyjet e saj. Poashtu tha që kishte gulçim, humbje të shijes dhe erë, dhe një ‘kollë të lehtë që e mundonte’ shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

“Unë mendoj sinqerisht që momenti më i keq që ndodhi me coronavirus ishte kur kuptova se isha pozitive dhe i tërë skenari thjesht u kthye i llojit të plotë e i vërtetë” tha infermiere Ingraham.

– Ajo tha se të qenurit në njësinë e saj të kujdesit intensiv e bëri më të vështirë shërimin” për shkak të asaj që ajo kishte parë tek pacientët e tjerë.

Infermierja Ingraham, e cila ka dy vajza, është karantinuar prej tyre dhe ato nuk do të ribashkohen deri me 25 korrik.