Fjalë Kyçe

Ismaili: Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK

Ismaili: Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se është hequr lista e pritjes për CT në mushkri në QKUK.

Ismaili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK!

Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri, në QKUK. Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre. Kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t’i mbrojë ata nga shpenzimet e larta financiare.#BashkëeNdreqim/Gazeta Alo/

Fotografia e Uran Ismaili