Fjalë Kyçe

Ismaili tregon se kur do rriten pagat në sektorin e shëndetësisë

Ismaili tregon se kur do rriten pagat në sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se nesër vuloset rritja e pagave për të gjithë sektorin e shëndetësisë.

Kjo për shkak se siç ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në Facebook, nesër votohet projektligji për paga, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, na mundëson të fokusohemi vetëm tek pacienti.

Postimi i tij i plotë:

Nesër votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë. Kemi punuar gjatë që të kemi një projektligj që rritë dinjitetin e mjekëve tanë.

Çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësisë në një gjendje ku mjekët ikin dhe pacientët nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor.

Rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, na mundëson të fokusohemi vetëm tek pacienti.

Ftoj të gjithë akterët dhe profesionistët shëndetësorë të mbështesin ligjin për të tejkaluar një padrejtësi të madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë për dhjetëra vite!

#BashkëENdreqim/Gazeta Alo/