Shefi i Grupit Parlamentar të AKK-së, Ahmeti Isufi duke folur në seancën e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve kosovarë nga vendi ka thënë se pasluftës kemi pasur një gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale.
Sipas tij, kjo dukuri nuk është e sotit, por është e vazhdueshme, derisa ka shtuar se nga statistikat e Eurostatit nga 2015-ta deri me tani ka pasur një rënie të qytetarëve që kanë ikur nga vendi.
“Kjo dukuri nuk është e sotit është e vazhdueshme, duke mos llogaritur periudhe e okupimit serb. Pas luftës kemi një gjendje ekonomike të renduar në vend dhe normalisht që ka ndikuar që të rinjtë ta braktisin vendin. Meqë u përmenden statistikat e Eurostati, një studim nga Eurostati që është prezent tani është për të kërkuarit e azilit në vendet e Bashkimit Evropian dhe ku shihet që nga periudha 2015 deri në 2018 kemi një dallim, derisa në viti 2015 ka pasur 67 mijë 555 kosovarë që kanë ikur, 2017, ka pasur 5 mijë e 455 kosovarë në 2018, 3 mijë e 515, prandaj shihet një rënie e qytetarëve që kanë ikur jashtë vendi”, ka thënë Isufi.
Ai po ashtu ka thënë se dallimi me ikjet gjatë viteve paraprake dhe tani është se tani qytetarët nuk poi kin në mënyrë ilegale, por duke kërkuar viza në ambasada.
“Nuk është mirë të shërbehemi me kontrabandë që stimulon migrimin, por këtu duhet të jepen ide dhe sugjerime të cilat ndalojnë këtë dukuri. Duhet të epet ide që përmirësojnë gjendjen. Dallimi është që atëherë kemi pasi ikje ilegale, ndërsa tani është një mënyrë tjetër e shkuarjes në botën e jashtme, e që behët përmes kërkesës për viza ne ambasada për një jetë më të mirë. E mira do të ishte që të krijohen kushte në Kosovë që ata të kthehen”, ka thënë tutje ai.