Fjalë Kyçe

Izraeli raporton për lidhjen mes dozës së dytë të Pfizerit dhe problemeve me zemër te të rinjtë

Izraeli raporton për lidhjen mes dozës së dytë të Pfizerit dhe problemeve me zemër te të rinjtë

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka raportuar për një lidhje të mundshme mes dozës së dytë të vaksinës antiCOVID të Pfizer/BioNtech dhe rasteve me miokardit, një inflamacion të muskulit të zemrës, te burrat nën moshën 30-vjeçare, raporton “The Times of Israel”.

Sipas Ministrisë, zbuluan se nga dhjetori i vitit 2020 deri në maj të vitit 2021, kishte 275 raste me miokardit të raportuara nëpër vend, dhe 148 prej tyre raportuan në një periudhë jo shumë të largët pasi morën vaksinën e dytë.

27 raste janë raportuar pasi kanë marrë dozën e parë, nga mbi 5.4 milionë sa e morën. Ndërsa shifra u rrit në 121 nga mbi 5 milionë brenda 30 ditëve pasi morën dozën e dytë të vaksinës.

Ministria ka thënë se shumica e të prekurve ishin burra nën moshën 30-vjeçare, ndërsa në veçanti ishin djem të moshës 16 deri 19-vjeçare. Shumica e rasteve ishin të lehta, ku pacientët u liruan nga spitali pas katër ditëve, si zakonisht me miokardit.

Një i vdekur është raportuar në lidhje me miokard, mirëpo nuk është dëshmuar plotësisht.

Raporti ka zbuluar se lidhja mes vaksinës dhe miokarditi ulet me rritjen e moshës.

Por, ekspertët në Izraelë kanë thënë se këto zbulime nuk do të ndalin procesin e vaksinimit.