Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara ka gjetur se personat me orar të rregullt të gjumit janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kjo për shkak se hormoni hipokretinë që ka të bëjë me gjumin, gjithashtu kontrollon sistemin e prodhimit të qelizave inflamatore, shkruan Sciencedaily, transmeton Klan Kosova.
Edhe më parë është besuar se gjumi i mjaftueshëm është çelësi i shëndetit të mirë.
Mirëpo tani është vërtetuar se mungesa e gjumit apo gjumi i çrregullt mund të rezultojë në probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë edhe sëmundjet kardiovaskulare.