Fjalë Kyçe

Ja si mund ta vërejmë se jemi të prekur nga gripi i derrave

Ja si mund ta vërejmë se jemi të prekur nga gripi i derrave

Gripi H1N1, i njohur si gripi i derrave, është i përbërë nga pjesëza të vogla, të cilat mund të përhapen nëpërmjet sekrecioneve të hundës dhe të gojës kur kolliteni ose tështini.

Objektet që janë më shumë të ekspozuara janë doreza e derës, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerëzit në autobus, nëse njerëzit e tjerë i prekin këto dhe më pas prekin fytyrën e tyrë atëherë këto pjesëza mund të hyjnë në sistemin e tyre të frymëmarrjes dhe kështu mund të infektohen.

MË MBRON MASKA? Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.

CILAT JANË SIMPTOMAT? Disa nga simptomat janë temperaturë, kollë, frymëmarrje e shpeshtë dhe e rënduar. Disa të tjera mund të jenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të dridhura, sekrecione nga hundët, tështima, ulje e oreksit, lodhje, dhimbje muskulare.

ÇFARË MUND TË BËJ PËR TË MBROJTUR VETEN DHE TË TJERËT NGA GRIPI?

Gjëja më ë mirë është higjiena personale, kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni. Kur kolliteni apo tështini kujtoni rregullat e higjenës. Gjithmonë mbani shami më vete. Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.