Thënia që qeni është miku më i mirë i njeriut mund të jetë e vërtetë, të paktën kur është në pyetje shëndeti mendor.
Sipas një studimi të realizuar së fundmi, i cili u publikua në Journal of Psychiatric Research, adoptimi i një kafshe shtëpiake mund të ofrojë një periudhë lirimi për ata që vuajnë nga depresioni.
Dy hulumtues portugezë kanë analizuar 80 pjesëmarrës që vuanin nga depresioni rezistent ndaj tretmanëve dhe kanë gjetur se adoptimi i kafshëve ka përmirësuar efektin e medikamenteve antidepresive tek një pjesë e madhe e tyre.
Në studim, 33 pjesëmarrës janë pajtuar të adaptonin një kafshë dhe simptomat e depresionit të tyre u vlerësuan për një periudhe prej 12 javësh.
Gjetjet kanë treguar se më shumë se një e treta e pjesëmarrësve të këtij grupi kishin përmirësime në simptomat e tyre.
Hulumtuesit kanë thënë se kafshët shtëpiake mund të përdoren si një mënyrë efektive e trajtimit të depresionit dhe se ata që kujdesen për to zhvilluan afinitet dhe lidhshmëri të fortë që kontribuojnë në shëndetin mendor.