Fjalë Kyçe

Kanceri i vezoreve nuk është vrasës i heshtur

Kanceri i vezoreve nuk është vrasës i heshtur

Mika Simmons e cila e ka humbur nënën e saj si pasojë e kancerit të vezoreve, e ka bërë si punë jetësore parandalimin e kësaj sëmundje në mënyrë që gratë e tjera të mos vuajnë në të njëjtën mënyrë.

Ajo shpjegon pse është koha që gratë të marrin kontrollin mbi trupat e tyre, shkruan standard.co.uk, transmeton klankosova.tv.

“Kanceri i vezoreve më mori nënën time, Rosemary Brennan, 54 vjeç. Ishin nëntë muaj të shkurtër, por ishte e tmerrshme. Isha 27 vjeç dhe kjo më dëmtoi, ku më janë dashur vite për t’u rikuperuar”.

Ajo gjithashtu tha se 20 vjet më vonë statistikat e kësaj sëmundjeje – që shkatërron një nga pjesët më të shenjta të trupit të një gruaje, mezi kanë ndryshuar.

Çdo vit, 300 mijë gra diagnostikohen në të gjithë botën, me një në tre që diagnostikohen shumë vonë.

Derisa trajtimet e kimioterapisë po përparojnë, ende nuk ka një test të saktë të zbulimit të hershëm.

Simptomat janë komplekse dhe jo lehtësisht të gjurmueshme; prandaj ky lloj kanceri është quajtur për shumë kohë me emrin ‘vrasës i heshtur ’.

“Edhe unë e kam përsëritur këtë duke u përpjekur të kuptoj humbjen time, pikëllimin tim. Por nuk është e vërtetë”, është shprehur ajo.

“Kanceri i vezoreve nuk është një vrasës i heshtur dhe është koha për të ndryshuar këtë retorikë”. “Ka simptoma dhe besoj se diagnostifikimi i hershëm është i mundur nëse i fuqizojmë gratë që të akordohen thellësisht në tërësinë e ritmeve të trupit të tyre dhe të krijojnë hapësirë dhe besim të mjaftueshëm për të njohur kur diçka nuk shkon”.

“Për të nderuar gratë që kemi humbur nga kanceri i vezoreve, unë kam krijuar një varëse të bukur që i ngjanë Hygeia [Hyjnesha e Shëndetit], e cila përfaqëson ilaç parandalues në mitologjinë greke”.

“Unë isha e lumtur të punoj me një tjetër themeluese femër, Sabine Roemer nga Atelier Romy, në këtë pjesë që pasqyron përkushtimin tim të vendosur për të ndryshuar mënyrën se si gratë përjetojnë, reagojnë dhe lundrojnë në shëndetin e tyre, duke u siguruar që ato të dinë kur të testohen dhe për këtë arsye të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm”, tha Simmons.

“10 për qind e gjithë shitjes gjatë gjithë majit do të dhurohen për bamirësi tek ‘Fondacioni Lady Garden’”.