Fjalë Kyçe

Keqinformimi lidhur me vaksinimin mund të dëmtojë shëndetin publik

Keqinformimi lidhur me vaksinimin mund të dëmtojë shëndetin publik

Frika nga efektet anësore të vaksinës është arsyeja kryesore pse njerëzit i refuzojnë ato, thuhet në një raport të publikuar nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik (RSPH) në Britani.

Rreth gjysma e prindërve janë të ekspozuar ndaj mesazheve negative për vaksinat, shumica të nxitura përmes rrjeteve sociale.

Raporti i kësaj shoqate bëri thirrje për krijimin e platformave mediale për të bërë më shumë për të luftuar “lajmet e rreme”.

Miliona jetë janë shpëtuar nëpërmjet vaksinimit, dhe efektet anësore janë të rralla, ka bërë të ditur Shirley Cramer, shefi ekzekutiv i RSPH.

“Përhapja e keqinformimit – nëse ndikon në marrjen e vaksinave – mund të dëmtojë rëndë shëndetin publik”.