Fjalë Kyçe

Këshilla të dobishme se si të mbrohemi nga gripi

Këshilla të dobishme se si të mbrohemi nga gripi

Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve Jemi në sezonin e gripit, prandaj të gjithë duhet të bëjmë më shumë kujdes. Është shumë e rëndësishme që të dimë se mund të mbrojmë veten dhe të tjerët dhe kështu të shmangim gripin. Më poshtë lexoni disa këshilla se si mund ta bëni këtë:

• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare.

• Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz. • Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. • Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve. • Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes.

• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara.

• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi.

• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni.

• Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit. • Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni.

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik.