Të qëndroni në formë mund të jetë sfiduese por është diçka që të gjithë duhet ta bëjnë për të ruajtur shëndetin.
Thuhet e besohet se 15-30 minuta ecje në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore, e të gjitha këto janë të vërtetuara shkencërisht, transmeton Klan Kosova.
Ecjet e zakonshme mund të jenë mëse të mjaftueshme për të përmirësuar shëndetin dhe për t’ju mbajtur në formë.
Ne ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të ecjes:
Mirëqenie mendore
Është vërtetuar përmes studimeve që ecja rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme.
Zemra më e fortë
Shoqata Amerikane e Zemrës deklaroi se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.
Përmirësimi i shikimit
Ky mund të jetë një përfitim surprizues, por ecja mund të përmirësojë vizionin tuaj pasi duke çlodhur sytë në horizonte të hapura ul rrezikun e glaukomës.
Përmirësim i funksionit të mushkërive
Për të përfituar maksimalisht, këshillohet që ecja të bëhet në natyrë në ajër të pastër. Në këtë mënyrë ajri i pasuruar me oksigjen do të përcillet në të gjitha qelizat e trupit tonë.
Sistemi tretës
Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj.
Muskuj të tonifikuar
Humbja e yndyrës trupore bën që muskujt të bëhen më të dukshëm e tonifikimi i tyre mund të arrihet nëse ecni të paktën 10.000 hapa në ditë. Lexoni këtu sa hapa duhet të bëni për të rënë në peshë
Për ta përmbledhur ecja:
redukton rrezikun për sëmundjet koronare, rregullon tensionin e gjakut, rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve, ndihmon në ruajtjen e peshës trupore, ul rrezikun për obezitet, redukton rrezikun për osteoporozë, redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës, redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë, përmirëson gjendjen emocionale, redukton stresin, ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri, ndihmon për artritin.