Fjalë Kyçe

Këto janë frutat dhe perimet të cilat duhet t’i konsumoni gjatë shtatorit

Këto janë frutat dhe perimet të cilat duhet t’i konsumoni gjatë shtatorit

Kivi, fiqtë, kërpudhat, tartufi dhe shumë të tjera janë frutat dhe perimet të cilat duhet të konsumohen gjatë muajit shtator, transmeton Gazeta Metro.

Nuk është vetëm rrushi fruti i këtij sezoni, sado që ai është më i dukshmi në treg, për shkak të sasisë së prodhimit vendas. Edhe frutat ekzotike, që në fakt prodhohen edhe në vende të tjera të afërta, kanë sezonin e tyre. Kivi, fiqtë e Indisë, kërpudhat, tartufi e shumë të tjera, janë më të mirat e këtij muaji.

Nëse jeni lodhur me shijet e verës, tani, qiellza do të ndryshojë! Shtatori është një nga muajt më të pasur në tryezë, nis që nga fiqtë e dytë (siç njihen ndryshe) e përfundon me frutat e pyllit që në fakt janë vazhdim i prodhimeve të gushtit.

Mollët, hurmat dhe dardhat e varieteteve të ndryshme, e kanë ‘shpërthimin’ pikërisht në shtator; ky është muaji më i mirë për t’i shijuar!

Ndërsa ata që i shijojnë dhe i prisnin pa durim, tani është rishfaqur lulelakra dhe finoku i sezonit.  Patatet, kungujt e verdhë, të mëdhenj, brokolit dhe kërpudhat.