Fjalë Kyçe

Këto janë katër arsyet se përse duhet të pini ujë posa të zgjoheni nga gjumi

Këto janë katër arsyet se përse duhet të pini ujë posa të zgjoheni nga gjumi

A mund ta imagjinoni një ditë të shpenzuar pa konsumuar ujë, çaj apo ndonjë lëng? Nëse po, atëherë keni probleme serioze!

Konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve jua thanë fytin dhe ju do të filloni t’i vëreni disa simptoma, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodh çdo herë që shkoni në shtrat. Ju nuk konsumoni lëngje dhe trupi dehidratohet. Kështu, ju zgjoheni me gojë të tharë në mëngjes. Tani e dini përse ndodh kjo!

Prandaj, është e rëndësishme që të pini mjaftueshëm ujë përgjatë ditës në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet. Uji luan rol të rëndësishëm në trup dhe merr pjesë në thuajse çdo proces të mundshëm.

Megjithatë, konsumimi i ujit në mëngjes, menjëherë posa të zgjoheni, është diçka krejt ndryshe sepse sjell shumë përfitime shëndetësore!

Ju re-hidraton

Trupi është i dehidratuar në mëngjes, prandaj duhet të pini ujë posa të zgjoheni. Kjo e përmirëson rrjedhën e oksigjenit dhe e mbështet prodhimin e masës muskulore dhe të qelizave të gjakut.

E shpejton metabolizmin

Një gotë me ujë të ftohët më mëngjes e përmirëson shkallën metabolike deri në 24% dhe ju ndihmon ta rregulloni peshën.

E detoksikon trupin

Shprehia e konsumimit të ujit jua pastron zorrët, gjë e cila e lehtëson absorbimin e vlerave ushqyese. Gjithashtu e përmirëson edhe funksionin e veshkave.

Truri është 76% ujë

Truri nuk e kryen mirë punën e vet nëse trupi është i dehidratuar. Nëse s’keni konsumuar mjaftueshëm ujë, ju do të ndiheni të lodhur, të dehidratuar dhe do të keni luhatje besimi. Gjithashtu mund të keni edhe dhimbje koke.