Kolegjiumet Kirurgjike dhe Institutet Paraklinike të QKUK-së në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim që të pezullohet greva.
“Të pezullohet greva deri me datë 6 maj 2019, në mënyrë që të jepet hapësira e duhur kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të reflektojnë dhe t’i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë (ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata u kanë bërë me dije se përpjekjet e tyre për rritjen e koeficientit për çka edhe kanë hyrë në grevë do të vazhdojnë deri në fund.
“Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritjen e koeficientit në Ligjin për Paga,do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon”, thuhet ndër të tjerash në njoftim./Gazeta Alo/