Fjalë Kyçe

Kirurgët thonë se nuk e kanë ndërprerë grevën

Kirurgët thonë se nuk e kanë ndërprerë grevën

Kirurgët e QKUK-së i kanë demantuar raportimet se është ndërprerë greva e cila kishte nisur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Kirurgët tani janë duke zhvilluar një mbledhje dhe në mesditë do të dalin me një deklaratë rreth qëndrimit të tyre për grevën.

“Ne jemi në mbledhje dhe se shpejti do të dalim ne një deklaratë publike për media. Pritet që mbledhja të përfundoj rreth orës 11:00 – 12:00. Të gjitha raportimet se është ndërprerë greva e kirurgëve të QKUK-së janë gënjeshtra pasi që greva ende nuk është ndërprerë”, ka thënë përfaqësuesi i kirurgëve, Arbër Morina, shkruan klankosova.

Kujtojmë se kirurgët kanë kërkuar paga me koeficient tetë, të njëjtit niveli me prokurorët dhe gjyqtarët të cilët arrijnë deri në afër dy mijë euro, ndërsa me ligjin e ri për paga atyre iu është rritur rroga nga 600 në 1200 euro.