Fjalë Kyçe

Kompania gjermane e ka gati vaksinën kundër koronavirusit, javën tjetër nisin provat në SHBA

Kompania gjermane e ka gati vaksinën kundër koronavirusit, javën tjetër nisin provat në SHBA

Një kompani gjermane që punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer ka filluar testet humane të një vaksine të mundshme Covid-19 që mund të furnizojë miliona njerëz deri në fund të vitit.

Pfizer thotë se do të fillojë testimin e vaksinës eksperimentale në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga java e ardhshme, dhe thotë se vaksina mund të jetë e gatshme për përdorim urgjent gjatë vjeshtës, raportoi të martën Wall Street Journal.

BioNTech me bazë në Mainz të Gjermanisë njoftoi se grupi i parë i pjesëmarrësve e kanë marrë dozen e vaksinës së mundshme BNT162, gjatë një studimi klinik në Gjermani.

“Dymbëdhjetë pjesëmarrës në studim janë vaksinuar me BNT162 në Gjermani që nga fillimi i studimit në 23 Prill 2020”, njoftoi kompania përmes një deklarate për shtyp.

Por asnjë informacion mbi rezultatet nuk është aktualisht i disponueshëm. BioNTech njoftoi se janë rreth 200 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri 55 vjeç të cilët do të marrin doza që variojnë nga 1 μg (mikrogram) deri në 100 μg për të gjetur dozën optimale për studime të mëtejshme.
“Përveç kësaj, do të hulumtohet edhe siguria dhe imunogjeniteti i vaksinës”, konstatoi ndërmarrja bioteknike.
Pfizer dhe BioNTech kanë në plan të fillojnë testimet për BNT162 në ShBA pas miratimit nga ana e autoritetit rregullator, e që pritet të ndodhë së shpejti, thuhet në deklaratë.