Fjalë Kyçe

Konfirmohet për herë të dytë/ Dy pacientë në Holandë dhe Belgjikë infektohen përsëri me COVID-19

Konfirmohet për herë të dytë/ Dy pacientë në Holandë dhe Belgjikë infektohen përsëri me COVID-19

Sipas një raporti mediatik, dy pacientë të rikuperuar nga coronavirusi në Holandë dhe Belgjikë kanë kontraktuar përsëri virusin.

Pacienti holandez është një person i moshuar me një sistem të dobësuar imunitar, ndërsa pacienti belg ka simptoma të buta, raportoi të martën transmetuesi holandez NOS, duke iu referuar deklaratave të virologëve

Rasti i pacientit në Belgjikë tregon se antitrupat që ai zhvilloi gjatë infeksionit të parë nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur një infeksion të dytë me një variant pak më të ndryshëm të virusit, tha virologu Marc Van Ranst.

“Ky nuk është një lajm i mirë”.

Ai tha se nuk ishte e qartë nëse raste të tilla janë të rralla apo nëse ka shumë më tepër njerëz që infektohen përsëri pas gjashtë ose shtatë muajsh.