Fjalë Kyçe

Koronavirusi shpallet pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Koronavirusi shpallet pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pak minuta më parë, virusin korona, apo COVID-19 si pandemi, raporton CNN.

Ky hap ka ardh pasi që koronavirusi tashmë është shpërndarë në gati të gjitha vendet e botës.

Deri më tani asnjë rast me virus korona nuk është regjistruar në shtetin e Kosovës, që mbetet një nga vendet e pakta në botë që nuk e kanë asnjë person të infektuar.

Në gjithë botën ndërkaq nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.