Fjalë Kyçe

Kur ndiheni të pafuqishëm dhe keni marramendje zgjidhni një nga këto 4 pije që t’ju risjellin energjitë

Kur ndiheni të pafuqishëm dhe keni marramendje zgjidhni një nga këto 4 pije që t’ju risjellin energjitë

Shpesh për arsye të ndryshme ndihemi të pafuqishëm, nuk kemi energji dhe këto na çojnë në një moment që të kemi marramendje. Që të ndiheni më mirë dhe të riktheheni si më parë këto pije më poshtë mund t’ju ndihmojnë:

LËNG PANXHARI: Lëngu i panxharit përmban vitaminë C, hekur dhe magnez, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe e ndihmojnë atë të funksionojë më mirë. Një studim tregoi se njerëzit që pinë lëng panxhari rregullisht kanë qarkullim më të mirë të gjakut në tru.
LËNG KAROTE: Karota është një perime e pasur me lëndë ushqyese esenciale. Përmban sasi të larta të kaliumit dhe është një burim i shkëlqyeshëm i beta-karotene, një antioksidant që mund të rrisë fuqinë tonë të trurit.
KAKAO: Kakao mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe të ulë rrezikun e sulmit në zemër. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.
ÇAJ JESHIL: Është një nga pijet më të shëndetshme, e cila përmirëson aktivitetin e trurit dhe parandalon përkeqësimin kognitiv. Për më tepër, mbron neuronet nga dëmtimi!
LËNG SHEGE: Lëngu i shegës përmban antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat mbrojnë trurin nga radikalet e lira dhe përmirësojnë shëndetin tuaj mendor. Studimet kanë treguar se lëngu i shegëve mund të ndihmojë në trajtimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit, ndaj konsumoni sa më shumë!