Fjalë Kyçe

Ky është numri i personave që kanë ndërruar jetë dhe i atyre që janë të prekur nga gripi

Ky është numri i personave që kanë ndërruar jetë dhe i atyre që janë të prekur nga gripi

Një vajzë e moshës 10-vjeçare ka qenë viktima e fundit e cila ka ndërruar jetë më 25 shkurt të këtij viti si pasojë e gripit sezonal në vend. Vdekja e saj ishte konfirmuar nga Komiteti për Grip Sezonal, nga ku ishte thënë se ajo ka pasur edhe probleme kardiovaskulare. Përndryshe, 10-vjeçarja është viktima e 11-të që ka vdekur si pasojë e gripit në vend.

Që nga muaji tetor i vitit 2018 e deri më tani 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit, derisa mbi 33 mijë qytetarë është raportuar të jenë të prekur me grip.

Më datën 25 shkurt të këtij viti viktimë e gripit kishte qenë edhe një 10-vjeçare, e cila kishte qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se edhe pse të gjitha grupmoshat janë të prekura me grip, ka pasur tendencë të rritjes së numrit të fëmijëve të prekur me gripin sezonal.