Fjalë Kyçe

Fëmijët nën moshën 14 vjeç ndalohen të hyjnë në lokalet e internetit

Fëmijët nën moshën 14 vjeç ndalohen të hyjnë në lokalet e internetit

Në sallat e internetit apo lojërat online nuk do të lejohen të futen më fëmijë nën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindi.

Në çdo rast familjarëve do të duhet të plotësojnë një formular të afishur në këto qendra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në rast se detyrimet nuk zbatohen parashikohen penalizime deri në mbyllje të subjekteve.

Të gjithë fëmijët nën 14 vjeç që do të kërkojnë të futen në sallat e internetit dhe lojërave online duhet të jenë të shoqëruar nga njëri prind apo i afërm i tyre. Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë ndërmarrë disa masa të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme apo të dëmshme në internet.

Ligji parashikon që në subjektet tregtare, që ofrojnë shërbimin e internetit duhet të ketë të afishuar edhe formularin tip që përcaktohet nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, të cilin duhet ta nënshkruajë më parë, prindi, kujdestari i fëmijës apo i afërmi që e shoqëron.

Tandili: Të gjitha ata që ofrojnë shërbime për fëmijët, tek lojërat dhe aktivitetet e ndryshme online, që ta kenë të detyruar që përpara se fëmija të futet, duhet të plotësojë këtë formularin prindi, që mos kemi veprime të paligjshme.

Drejtoresha e kësaj agjencie Alma Lleshi Tandili bën me dije se në rast të mos zbatimit të këtyre detyrimeve, do të merren masa deri në mbylljen e aktiviteteve

Tandili: Nëse ne kemi informacione se ky institucion ka shkelur të drejtat e fëmijës, duke i dëmtuar nëpërmjet këtyre faqeve, ne me një shkresë zyrtare i drejtohemi AKEP duke propozuar mbylljen e institucionit dhe shërbimit që ofron.

Gjithashtu do të kontrollohen mjediset e institucionit arsimor parauniversitar, publik ose privat, dhe konstatohet nëse një fëmijë është duke aksesuar përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për moshën e tij në Shqipëri.