Fjalë Kyçe

Flet kosovari i cili u sulmua nga çekët: Kemi ardhur për 3 pikë, jemi këtu për fitore

Flet kosovari i cili u sulmua nga çekët: Kemi ardhur për 3 pikë, jemi këtu për fitore

Mbi 30 tifozë ultras të Çekisë të cilët kanë qenë me maska kanë sulmuar mbi 15 tifozë kosovarë në Plzen.

Njëri nga tifozët e sulmuar me emrin Naser Vishaj i cili ka udhëtuar nga Austria me shumë persona tjerë, ka thënë se kjo nuk do ta ndal Kosovën që të fiton sonte në Plzen.

Ai tha se kanë ardhur për festë në Çeki dhe do të marrin tre pikë sonte dhe me Anglinë në Kosovë.

“Na jemi ardhur për fest, jemi ardhur për tre pikë, kismet edhe të dielën në Prishtinë, fitore edhe njëherë edhe urime 2020, nuk jam penduar që kam ardhur”, tha Vishaj.

“Jena kanë t’u hangër kur na kanë sulmu afër 30 vetave, më kanë sulmu me shishe duke e ndihmuar një shokë i cili ishte rrëzuar në tokë, kanë qenë me maska”, tha Vishaj.