Veselit ia ka lëshuar një batutë. “Kadria po thotë e luftoj korrupsionin. Po m’doket sikur 1 Prilli”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar ditës së gënjeshtrave.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarët e Vitisë dhe me kandidatët për deputetë të kësaj ane nga koalicioni AAK-PSD.
Haradinaj ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë dhe për premtimet e tyre.
Ai ka thënë se qeverisjen me PDK-në e ka ndërprerë sepse kjo parti, siç ka thënë ai, është treguar e paqëndrueshme atëherë kur i është dashur vendit më së shumti.
Veselit ia ka lëshuar një batutë. “Kadria po thotë e luftoj korrupsionin. Po m’doket sikur 1 Prilli”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar ditës së gënjeshtrave.