Fjalë Kyçe

Haradinaj: Qeveria nacionale i ka qëndruar afër Komunës së Malishevës në disa tema

Haradinaj: Qeveria nacionale i ka qëndruar afër Komunës së Malishevës në disa tema

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar vizitë pune në Komunën e Malishevës, i pritur nga kryetari i kësaj komune Ragip Begaj, dhe i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Kryeministri Haradinaj, tha me këtë rast se është mirë që janë aty për të diskutuar direkt për tema të ndryshme dhe potencoi faktin se Qeveria nacionale i ka qëndruar afër Komunës së Malishevës në disa tema, njofton Klan Kosova.

“Furnizimi me energji elektrike është problem, sepse mungon një transformator 110 kw”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se është një investim i përbashkët që do të ndodhë, me KOSTT dhe mekanizmat tjerë. Kryeministri Haradinaj i përmendi disa probleme, siç është diga e një ujëmbledhësi, që kërkon të rinovohet, pastaj disa vendime të gjykatave që i qojnë në përmbarim komunat e ua marrin paratë personelit në arsim,pra të gjitha këto temasiç tha ai, janë tema sfiduese që do të trajtohen bashkë në nivelin qendror.

“Qeveria është kujdesur që t’i ndajë komunave tokë për kërkesa imediate, si rasti i varrezave, çerdheve dhe hapësirave të tjera të nevojshme publike”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi falënderoi kryeministrin për vizitën, tha se kanë biseduar për shumë çështje me interes për këtë komunë, duke shpresuar se do të realizohen shumë projekte për njerëzit aty. “Malisheva shpreson shumë në ju”, tha kryetari Begaj.

Pas vizitës në Komunë, kryeministri Haradinaj vizitoi edhe kompaninë e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini “Ylli” në Malishevë, për të parë nga afër fushëveprimtarinë e saj por edhe sfidat. Kryeministri Haradinaj u njoftua nga pronari i kompanisë “Ylli” për kapacitetet prodhuese ku 50 për qind eksportohet në Gjermani dhe Zvicër, thuhet në kumtesë,