Fjalë Kyçe

I acaruar me marrëveshjen e Lekajt me Aliun, Labi bën thirrje për protestë të shtunën

I acaruar me marrëveshjen e Lekajt me Aliun, Labi bën thirrje për protestë të shtunën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka komentuar takimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

Tahiri ka bërë thirrje që të shtunën të dilet në protestë për rrugët e fshatrave Tërrën, Bablak e Koshare.
Ai ka paralajmëruar se në protestë do të dal bashkë me familjen e tij.

Shkrimi i tij i plotë:

Nje takim interesant në mes të kryetarit të Komunës së Ferizajt Z Agim Aliut dhe Ministrit Z Pal Lekaj!

Kryetar i nderuar, unë ju përgëzoj për këto të arritura, por sa i përket rrugës se fshatrave: Tërrën, Bablak, e Koshare që ju jeni i informuar, më keni thënë se është projekt i Ministrisë! Dmth e keni dhënë edhe një deklaratë kur kemi thirur protestën e parë lidhur me këtë rrugë.

Pra, të dashur qytetarë e banorë të këtij fshatit, për të cilin dikush mund ta quaj fshat hajgaregjik sepse 7 vjet janë zvarritur kompanit me juve, derisa në Gjakovë, Skenderaj, Podujevë e me tutje nuk po zvarriten! Tamam kur bëhen publike nga ministria , ato po asfaltohen.

Tani edhe mund ta bëjnë me inat, por mu ndal jo.

Ju kerkojë ashtu siq më keni kerkuar, se; a doni me dalë në PROTESTË të Shtunën a po jo?! Mos dilni aty me ba hajgare e me kerkua njerëzit me e shty protestën.

Unë te shtunën dal me antarët e familjes.

Shihemi të shtunën ora 11:00 i lus të gjitha mediat të janë prezent, shoqëritë civile dhe ata që e ndjejnë veten që janë të gatshëm për drejtësi.

Për këtë fshat është bërë padrejtesi!

Diten e mirë!