Fjalë Kyçe

Kuvendi miraton Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë

Kuvendi miraton Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë

Me 79 vota për dhe asnjë kundër deputetët kanë votuar rezolutën që dënon krimet nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Komisionit parlamentar ad hoc, Bilall Sherifi, ka paraqitur para deputetëve harmonizimin e rezolutës me disa nga sugjerimet e deputetëve.

Ai ka thënë se pas një debati të gjerë të zhvilluar në seancën plenare kanë arritur të fusin në rezolutë sugjerimet e deputetëve të bëra në debatin e sotëm.

Ai para deputetëve ka lexuar rezolutën në të cilën përfshihen krimet serbe në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

“Kjo rezolutë ka ardhur duke u nisur nga fakti se viti 2019 shënon 20-vjetorin e krimeve të kryera në Kosovë, me qëllim zhdukjen e shqiptarëve, duke dëbuar rreth 1 milion persona, duke vrarë rreth 12 mijë civilë të pa mbrojtur të të gjitha etnive e kryesisht shqiptarë”,ka thënë ai.