Fjalë Kyçe

Letër ngushëllimi e presidentit Ademi për familjen e Lekë Zherkës

Letër ngushëllimi e presidentit Ademi për familjen e Lekë Zherkës

E nderuara familje e Lekë Zherkës!
I nderuar komunitet i gazetarëve!

Me pikëllim të thellë dhe trishtim morëm lajmin për vdekjen e hershme të Lekë Zherkës, gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Lekë Zherka dha kontribut të çmueshëm në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë, e sidomos në ngritjen e kapaciteteve të mediave pas luftës. Ai ishte edhe një përkrahës i madh i sportit dhe në mediat ku ishte drejtues çdo herë ndër prioritetet e tij ishte edhe hapësira e nevojshme për sportin, për çka gazetarët sportivë dhe vetë sportistët i janë mirënjohës.

Lekë Zherka me profesionalizmin e tij la gjurmë në gazetarinë e Kosovës dhe pa dyshim do të jetë shembull për brezat e rinj të gazetarisë.

Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhembje me familjen Zherka dhe me komunitetin e gazetarëve.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Lekë!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së. /Gazeta Alo.